Përfundon takimi mes Luftëtarit dhe Tiranës me rezultatin 2-1. Gjirokastritët fitojnë takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Superligës.
Golat janë shënuar nga Lamçe dhe Bregu për Luftëtarin dhe Cise për Tiranën.
Me këtë fitore Luftëtari bëhet surpriza e këtij sezoni duke ardhur nga Kategoria e Parë dhe duke treguar që jo më kot janë në Superligë.
Tashmë të besuarit e Milinkoviç do të kërkojnë të arrijnë Europën.
Në krahun tjetër, Tirana zhytet totalisht në krizë duke mos arritur edhe këtë herë të marrë 3 pikët e para për vitin 2017.