Shqipëria do të luajë kundër Italisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018″. Ky takim është përcaktuar të zhvillohet në Palermo në 24 mars. Prej disa kohësh ka nisur shitja e biletave online, ndërsa sot Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare se kushdo që është i interesuar ka afat deri në datë 16 mars.
” Për të gjithë tifozët shqiptarë të cilët janë të interesuar të kenë një biletë në sektorin e miqve për ndeshjen eleminatore zyrtare Itali-Shqipëri, e planifikuar për tu luajtur në 24 mars në orën 20.45 në “Renzo Barbera” të Palermos FSHF njofton se mirëpret gjithsecilin deri në datën 16 mars pranë zyrave të saj për të patur mundësinë e marrjes së biletave. Vetë Federata Italiane e Futbollit kishte vënë si afat kohor ditën e sotme për të gjithë ata që donin të merrnin një biletë për këtë ndeshje. Por pas një kërkese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ky afat është shtyrë deri në datë 16 mars, kështu që deri në atë ditë ju ftojmë pranë zyrave të FSHF-së për këdo është i interesuar dhe kërkon të pajiset me një biletë për takimin e kombëtares shqiptare”, shkruhej në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.