Ekipi i Kukësit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e fundit stërvitore në Tiranë përpara ndeshjes kundër Valetas në Champions League.
Klubi njofton se ditën e nesërme në orën 11:00 do të bëhet nisja drejt qytetit të Shkodrës, ku pas akomodimit në hotel do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi”.
Verilindorët nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare i bëjnë edhe një herë thirrje tifozerisë për mbështetje maksimale, duke dhënë premtimin se lojtarët do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.