Kukësi do të luajë në orën 16:00, sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Tomorit në Berat.
Trajneri Ernest Gjoka ka zbardhur pak më parë formacionin që do të hedhë në fushë për këtë transfertë, ndërsa 11-shja titullare është publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Ajo që bie në sy është prezenca në formacion të Kushtrim Lushtakut, idhulli i tifozërisë së Kukësit dy sezone më parë, tashmë i rikthyer në ekip pas një sezoni të zhvilluar me Flamurtarin.
Gjithashtu, në majën e sulmit do të jetë edhe braziliani Rangel, i “harruar” në sfidat e fundit.
Formacioni zyrtar i Kukësit
Moduli 4-4-1-1
Koci
Pashaj Memini Çema Imami
Guri Dema Koldashi Lushtaku
Jonuzi
Rangel
Trajner: Ernest Gjoka