I ftuar në studion e Fair Play është edhe Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë së Kamzës. Ai ndal te gabimet e arbitrave në këtë javë.
“Mendoj se kur ka garë ka edhe gabime njerëzore të abritrave. Por kur arbitrimi bëhet me tendencë për të ndikuar në lojë atëherë këtu ka një problem. Një ekip që pretendonte të mos rrezikohej nga kateagoria sot lufton për kupët e Europës. Gabimet e arbitrave po ndikojnë shumë në garën e futbollit në kampionatin tonë dhe mendoj se tashmë po bëhen me artimetikë në këto javë të fundit”.