Ka përfunduar me fitoren e ngushtë të Interit me rezultatin 2-1 sfida e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës.
Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Ikardit në minutën e 45-të, por natyrisht që sfida nuk mund të ishte aq e thjeshtë për Interin. Miqtë barazuan me anë Kiezës në të 53-tën, duke rizgjuar ankthin te tifozët zikaltër.
Megjithatë në minutën e 77-të D’Ambrosio arriti të kalonte sërish në avantazh vendasit duke i dhënë tre pikë shumë të rëndëisishme skuadrës së drejtuar nga Spaleti.