Largimi i sotëm i trajnerit të Dritës Bekim Isufi pas humbjes në Superligë 2-1 në shtëpi, ka bërë që kampionët e Kosovës të vihen në kërkim për një trajner të ri.
E për këtë duket se kanë kontaktuar ish-trajnerin e Partizanit dhe Flamurtarit në Shqipëri, Shpëtim Duro. Lajmi është publikuar nga gazeta “Olle” në Kosovë, sipas të cilës vetë klubi ka pranuar se ka pasur bisedime por ende nuk ka asgjë konkrete, me teknikun e njohur që mund t’u bashkohet disa prej kolegëve të tij në Vala Superliga.