Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin me një disa lojtarë të rinj dhe një list paraprake nga trajneri Reja për të njohur më mirë një pjesë të lojtarëve. Nga Superliga shqiptare janë bashkuar 4 lojtarët e Partizanit, ndërsa ditën e sotme pjesë e skuadrës do të jetë edhe mesfushori Jurgen Celhaka. Mesfushori 18-vjeçar vjen nga U-20 dhe do të jetë nën urdhrat e trajneri Reja deri në momentin kur do të shpallet lista përfundimtare. Njoftimi është dhënë vetë nga ana e FSHF-së.
Njoftimi i FSHF-së:
Përshëndetje të gjithëve.
Dëshiroj t’ju informoj se grumbullimit paraprak që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal, me lojtarë të ekipit Kombëtar dhe U-21, ditën e sotme do ti bashkohet Jurgen Çelhaka, që vjen nga Shqipëria U-20.