Kategoria Superiore do të zhvillojë sot ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës në orën 20:45 në Air Albania. Situata e lojtarëve dhe testimet pozitiv të 5 lojtarëve të kuq kanë sjellë një gjendje ankthi te Partizani. Trajneri Sormani dhe ndihmësi I tij Mazzela nuk do të jenë në stol për këtë derbi, duke lënë në baltë ekipin.
Duket se italiani e ka braktisur elipin në ndeshjen e prestigjit, ndërsa sot ekipin do e drejtojë nga stoli Renaldo Kalari. Sormani duket se do e udhëzojë ekipin nga telefoni. Trajneri nuk ishte present as në stërvitjen e djeshme në darkë, duke pritur me ankth përgjigjet e gtamponit. Nuk bëhet fjalë për largim përfundimtar, por frika e italianit ka sjellë këtë vendim.