Mbyllet në Vlorë me fitoren e Flamurtarit 1-0 ndaj Tiranës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Donjet Shkodra në minutën e 42-të.
Për t’u veçuar është edhe kartoni i kuq i Erjon Vucajt në minutën e 72-të pas goditjes me kokë që i dha sulmuesit Alvesh të Flamurtarit.
Kjo fitore e çon ekipin vlonjat në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në 22 pikë. Kjo ishte humbja e parë e trajnerit Josa që nga momenti kur mori drejtimin e Tiranës pak javë më parë.
Flamurtari-Tirana 1-0
Shënues: Shkodra 42′
Minuta 75′- Gilman Lika kroson nga e majta, Taku vjen me shpejtësi, gjuan nga pak metra larg portës, por topi shkon ngjitur me traun e portës.
Minuta 72′- Acarim nervash mes Alvesh dhe Vucajt, ndërsa ky i fundit e shtyn me kokë sulmuesin e Flamurtarit. Karton i kuq për mesfushorin e Tiranës.
Minuta 60‘- Gjuajtje nga distanca e Shehajt, fluturon Ilion Lika dhe e dërgon në goditje nga këndi.
Minuta 52‘- Përplasje kokë më kokë mes Kuqit të Flamurtarit dhe Cise të Tiranës. Gjakoset lojtari i Flamurtarit dhe lë fushën e lojës, në vend të tij hyn Dushku. Pa probleme për Cise.
Minuta 49‘- Del Donjet Shkodra për Flamurtarin, në fushë hyn Astrit Fazliu.
Minuta 48′– Alvesh ka një mundësi të mirë për të rrezikuar, por braziliani i Flamurtarit zgjedh të gjuajë nga jashtë zone dhe nuk avancon drejt portës, topi i goditur prej tij shkon mbi traversë.
*Ka nisur pjesa e dytë e takimit Flamurtari-Tirana 1-0. Ndërrimi i parë te Tirana, Moise ka dalë nga fusha dhe i ka lënë vendin Gilman Likës.
Minuta 42′- Flamurtari në avantazh. Shënon Donjet Shkodra në minutën e 42′-të. Flamurtari-Tirana 1-0.
Minuta 35′– Ardit Shehaj hyn në fushë. Nuk ka probleme serioze për mesfushorin e Flamurtarit, i cili pas marrjes së ndihmës së shpejtë tashmë ka hyrë sërish në lojë.
Minuta 30′– Shehaj dëmtohet pas një dyluftimi me Asion Dajën dhe del nga fusha të marrë ndihmën mjekësore. Me një lojtar më pak për momentin vendasit.
Minuta 26‘- Taku hyn në zonë, gjuan me të majtën, por topi shkon jashtë. Tjetër rast i mirë për Tiranën.
Minuta 19′- Rrëmujë në zonën e Flamurtarit, kapiteni i Tiranës mund të përfitojë, gjuan Muça pranë portës, por qendrore, pret Frashëri.
*Nuk vonon shumë dhe dritat në stadiumin “Flamurtari” lidhen sërsih. Pas ndërprerjes së dytë që zgjati vetëm 2 minuta, tashmë energjia elektrike është lidhur sërish. Ndeshja ka rifilluar dhe po luhet minuta e 23-të.
*Ndeshja Flamurtari-Tirana është ndërprerë në minutën e 15-të, pasi dritat ikin sërish në stadium.
Minuta 10‘-Këndore për bardheblutë, kroson Vucaj, Hoxhallari gjuan me kokë në shtyllën e parë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Frashërit. E pafat Tirana.
Minuta 8‘- Goditje dënimi për Tiranën në krahun e djathtë të sulmit. Kroson Vucaj, Muça gjuan me kokë, por qendrore. Pa problem për Frashërin.
*Eshtë kthyer energjia në stadiumin e qytetit të Vlorës dhe tashmë ka nisur ndeshja Flamurtari-Tirana. Ndeshja u ndërpre për 5 minuta, ndërsa pas zgjidhjes së problemit me dritat, ndeshja ka rifilluar dhe po luhet minuta e 4’.
Minuta 1‘- Ka nisur ndeshja në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës. Topin e parë nga qendra e kanë shkelmuar lojtarët bardheblu.
Ndërkohë që sapo ka nisur takimi kanë ikur dritat në stadium. Një episod i pabesueshëm, duke qenë se pak ditë më parë, dritat ikën edhe në “Selman Stërmasi” në derbi ndaj Partizanit.
Formacionet
Flamurtari: Frashëri, Beqaj, Berisha, Veliu, Rniç, Shehaj, Kuqi, Shkodra (Fazlliu 49′), Galiç (Gjinaj 82′), Danilo, Bushiç
Trajner: Gentjan Mezani
Tirana: Lika, Kërçiku (Muzaka 80′), Muça, Domgjoni, Hoxhallari, Daja, Akua, Moise (G. Lika 46′), Vucaj, Taku, Cise
Trajner: Mirel Josa
Karton i verdhë: Veliu
Karton i kuq: Vucaj 72′