Prej ditësh është folur për një kalim të mundshëm të mbrojtësit të Kamzës, Vangjel Zguro te Kukësi. Edhe pse për pogradecarin interes ka shfaqur dhe Partizani në merkaton e janarit, newsport.al zbulon së fundmi se 25-vjeçari është shumë pranë akordit me verilindorët.
Mund të thuhet se gjithçka është mbyllur dhe se brenda pak orësh, nënkampionët pritet të bëjnë dhe zyrtarizimin e marrëveshjes.
Kujtojmë që Zguro u largua në janar nga Luftëtari me dëshirën për të kaluar te “Demat”, por për shkak të kushteve kontratës nuk u bë i mundur kalimi. Drejtuesit e Kukësit në këtë rast janë treguar mjaft të shkahët duke mos humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Imamit që u largua pak ditë më parë, pozicion i cili me shumë mundësi për sezonin e ri do mbulohet nga pogradecari , Vangjel Zguro. /NEWSPORT.AL/