Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme, ndërsa ka marrë vendimin për të dënuar me 1 milionë lekë të vjetra Tiranën dhe 4 milionë lekë të vjetra Kukësin.
Vendimet e plota:
- Zyrtari i KF “Luftëtari”,Marko Sovanovic, paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplines sportive, në bazë të nenit 13 të KDS.
- KF “Tirana” për sjellje të gabuar të tifozerise së saj dënohet me gjobë me vlere 100.000 (njëqindmijë), bazuar në nenin 65/1.a dhe 66/1 të KDS.
- Zyrtari i KF “Laci” , Stavri Nica, në baze të nenit 8/3 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike per kategorine Superiore dhe nenit 13 te KDS, paralajmerohet se në rast përseritje të mos pronocimit për media do të jete subjekt i ndeshkimeve që përmban kodi i disiplines sportive.
- Zyrtari i KF “Laci” Kleo Laskaj, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me pezullim e 2(dy) ndeshjeve nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
- KF “Kukesi”,për sjellje të gabuar në mënyrë të përsëritur të spektatoreve të saj, dënohet me 400.000 (katërqindmijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
- Lojtari i KF “Erzeni”,Ervis Kllari, për sjellje jo sportive dhe ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
- KF “Sopoti”, për shkelje të parimeve fair play duke kryer sjellje jo sportive në fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqindmijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 56/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136 gjoba paguhet në masën 50% të gjobës.
- KF “Kevitan”, paralajmërohet se ne rast përseritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplines sportive.
- KF “Kukesi B ”, paralajmërohet se ne rast përseritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplines sportive.
- Zyrtari i KF “Albpetrol”, Marjus Kapaj, për goditje ndaj lojtarit kundershtar, dënohet me pezullimin e 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/2.b të KDS.
- Lojtari i KF “Vora”, Serxhio Ceka, për lojë të rënde duke perdorur dhunë fizike ndaj lojtari kundërshtar dënohet 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.b të KDS.
- Lojtari i KF “Tepelena” Sorkadh Cana, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjalë dhe xheste, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
- KF “Elbasani” U-19, për sjellje të gabuar të tifozerise,duke shkaktuar ndërprerjen e lojes, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkates,në baze të nenit 65/3.b të KDS.
- Lojtari i KF “Shkendija” U-19, Alkid Kastrati, për provokim të publikut do të dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje si dhe me gjobë me vleren 500.000 (peseqind) leke, në baze të nenit 53/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masen 3%.
- Zyrtari i FC “Internacional” U-17, Elvis Plori,për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes do të dënohet me 2(dy) ndeshje në bazë të nenit 56/1 të KDS.
- Lojtari I FC “Internacional” U-17, Joana Cela,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes do të dënohet me 4(katër)ndeshje në bazë të nenit 49/1.a të KDS.
- KF “Korabi” U-,17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Akademia AAS “ U-17 në bazë të nenit 55 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3-0.
- KF “Burreli” U-19 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “ Shkendija B.T” U-19, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3-0.
- KF “Tomorri” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Butrinti” U-17, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavolin me rezultatin 3-0.
- KF “Vlora” U-17, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te lunate ne ndshje me KF “Apollonia U 17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 si dhe zbritjen e 3 pikeve nga kalsifikimi, bazuar ne nenin 54/1 te KDS.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani’ U-19, Marjo Bajramaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të “AF Dinamo’ U-19, Igli Cela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.