Kukësi fiksohet me Emiljano Vilën. Burime për newsport.al bëjnë me dije se Drejtori Sportiv, Dritan Dervishi i ka telefonuar ditën e sotme mesfushorit të të kuqve dhe i ka kërkuar t’i bashkohet verilindorëve.
Nga sa mësohet, Dervishi ia ka lënë në dorë lojtarit për të vendosur për detajet financiare që kërkon për të firmosur me Kukësin. Verilindorët e kërkojnë me çdo kusht titullarin e Partizanit, ndërsa mbi “tryezë”, Vila ka tashmë një “çek të bardhë”, të cilin mjafton ta plotësojë me shifrën që kërkon dhe të firmosë me Kukësin.