Skënderbeu do të luajë ditën e sotme me Luftëtarin. Por, në prag të kësaj sfide gazetari i mirënjohur Gjergji Stefa ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë tifozërinë korçare. Sipas tij drejtuesit bardhekuq do të hapin dyert e stadiumit në tribunat anësore dhe karshi për të gjithë takimet e këtij sezoni, përjashtuar ndeshjet e rëndësishme si me Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Presidenca korçare kishte bërë një llogari dhe nëse stadiumi do të ishte i mbushur për të gjithë sfidat, atëherë të ardhurat që do të përfitoheshin nga biletat do të ishin diku te 40 milion lekë (të vjetra). Megjithatë drejtuesit e kampionëve e kanë parë të udhës që t’u bëjnë këtë dhuratë të mrekullueshme tifozërisë korçare duke mos llogaritur të ardhurat që mund të përfitohen, por e rëndësishme është prania e publikut në stadium.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.