Ka përfunduar me rezultat të “bardhë” 0-0 pjesa e parë e takimit mes Skënderbeut dhe Partizanit. Pas përfundimit të 45 minutave të para ka dhënë një reagim të shkurtër për Supersport, lojtari i Skënderbeut, Bruno Dita i cili ka “kërcënuar” Partizanin duke theksuar se vendasit kanë diçka më shumë.
“Të dyja skuadrat duan të fitojmë. Kemi diçka më shumë se Partizani. Këtë gjë e treguam në fushën e blertë në 45 minutat e para”.