Skuadra e Barcelonës ka fituar sot në një ndeshje emocionuese, 2-4, kundër ekipit të Real Sociedadit.
Katalanasit thyen dhe rekoridn 10 vjeçar, pasi nuk fitonin në stadiumin “Anoeta”, që prej vitit 2007.
Liderët e La Ligas e nisën shumë keq ndeshjen, duke pësuar dy gola; Ëillian Jose 11′ dhe Juanmi 34′. Miqtë i “ringjalli” Paulinho në minutën e 39′ dhe pjesa e parë u mbyll me rezultati 2-1.
Luis Suarez ishte ai që shënoi dy golat e përmbysjes, 51′ dhe 71′, ndërsa golin e fundit e shënoi Leo Messi.
Pas kësaj fitore, Barcelona ka grumbulluar 51 pikë, 19 më shumë se Real Madridi.