Tirana do të luajë në transfertë kundër Kukësit në kuadër të javës së 12-të të Superiores. Në këtë takim, bardheblutë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre, të cilët tashmë kanë mbërritur në hyrje të stadiumit “Zeqir Ymeri”.
Ata janë ndaluar pranë portës së stadiumit, pasi është vendosur që do të hyjnë disa minuta më vonë, në mënyrë që të shmanget një përplasje e mundshme me Ultrasit e Kukësit.