Zaptimi i fushës së stadiumit “Selman Stërmasit” pas ndeshjes Tirana – Kukësi (0-0) nga tifozët bardheblu, ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të policisë së shtetit. Pas ndalimit të 20 mbështetësve, sot bëhet me dije që 12 prej tyre janë arrestuar dhe po ndiqen penalisht sipas legjislacionit shqiptar.
Sipas Report TV, uniformat blu janë treguar të ashpër edhe me kompaninë e sigurimit “Octapus Security”, pasi mësohet se drejtori teknik i tyre është ndëshkuar me gjobë për mos ruajtjen e rendit brenda rrethimit të “Selman Stërmasit”, e garantuar kjo para fillimit të çdo ndeshje.