Skuadra e Apolonisë ndonëse pa shumë xhurmë, janë duke u përgatirur mjaft mirë për sezonin e ardhshëm, ku padyshim kërkojnë të kthehen në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.
Në një postim në rrjetet sociale, bardhejeshilët raportojnë se është arritur marrëveshja më 5 lojtarët e ardhshëm dhe ata janë Rudin Nako dhe Orges Buzi si dhe mesfushorin Jurgen Hidersha. Taulant Hysenshahaj dhe Ervis Troka.
Në vitin e ardhshëm futbollistik presim një kampionat shumë interesant edhe në Kategorinë e Parë, sepse aty janë Apolonia, Vllaznia, Bylis, apo Tomori.
“Apolonia po vjen!!!
Arrihet marrëveshja me pesë lojtarët e parë. Administratori Olsi Bregu, në praninë e trajnerit Marjol Miho dhe menaxherit të klubit Erjon Hamitaj kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësit Rudin Nako dhe Orges Buzi si dhe mesfushorin Jurgen Hidersha. Taulant Hysenshahaj dhe Ervis Troka që luajnë në mesfushë kanë firmosur për të ardhmen me Apoloninë! Shtrëngimi i duarve ka ardhur mes palëve për të arritur qëllimin që kemi këtë sezon. Qyteti dhe tifozët bardhejeshil meritojnë më shumë, ne po nisim t’ua u japim! #NeJemiApolonia”, shkruhet në faqen e Apolonisë.