Tirana po bën një sezon fantastik, ku është afër titullit kampion. Në një lidhje me ”Procesi sportiv” te Top Channel, lojtari bardheblu, Albi Doka, flet për ecurinë e skuadrës. Fitore me përmbysje dhe spektakël i garantaur, janë ato që e kanë shoqëruar ekipin gjatë gjithë kampionatit. Gjithashtu, nuk mund të mungonte një falenderim për trajnerin Egbo.
”Ky vit ka shkuar mirë me ardhjen e Egbo. Po i marrim ndeshjet një nga një dhe mesa po shohim po dalim kampion. E prisnin që do ishte një ndeshje e fortë ndaj Skënderbeut. Egbo na tha që ju jeni ata që e keni kthyer gjithmonë.
Ndeshja erdhi në favorin tonë, e kjo u pa. Në aspektin fizik, Skënderbeu ra në pjesën e dytë. Nuk doja të ndëshkohesha pasi mungoj ndaj Kukësit. Kisha dëshirë të luaja por fati i keq që mora kartonin e verdhë. E ardhmja? Unë do largohem në Kroaci, egzaktësisht te Gorica, sapo të mbyllet sezoni”- deklaron Doka.