Amir Rrahmani ka gjetur golin e parë në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Në fitoren 3-0, mbrojtësi shtatlartë ka shënuar golin e tretë të takimit përballë ish skuadrës së tij RNK Split.
Rrahmani vetëm disa muaj më parë u largua nga skuadra që sot ka ndëshkuar me gol për t’u transferuar në kryeqytet tek skuadra e dytë e Dinamos së Zagrebit. Futbollisti nga Kosova po bën paraqitje mjaft të mira dhe gjasat janë që shumë shpejt të lërë Lokomotivën për t’u bashkuar me Dinamon.