Aleksandër Ceferin është zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s. Në asamblenë e përgjithshme të UEFA-s të zhvilluar pak çaste më parë, 49-vjeçari nga Sllovenia ka mundur rivalin e tij, holandezin Mikael van Prag.
Ceferin mori 42 vota kundrejt 40 që arriti të grumbullonte Van Prag.
49-vjeçari do të zëvendësojë në postin më të lartë drejtues të UEFA-s, Mishel Platininë e shkaruar disa muaj më parë nga detyra.