Trajneri i Tiranës Ze Maria, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport. Braziliani foli në emision për eksperiencën e tij në Shqipëri.
“Presidenti, kur firmosa, folëm dhe i kërkova që të shihja lojtarët, kush kishte mbetur, Merveil, Akuah e disa të tjerë do të largoheshin, kishin mbetur më të vjetrit e ekipit.
Nuk është se ishte diçka që më fuste frikën. Nuk ishte si te Juventusi, që ra nga Kategoria dhe më pas fitoi 6 tituj radhazi. Shpresojmë që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë si Juventusi.
E rëdësishme për ne është të kemi besimin e tifozëve.
Të fitosh besimin e tifozëve është gjëja e vështirë, kam folur me tifozët, ata më shpjeguan raportin e klubit më tifozët, i shpjegova ambicjet e skuadrës.
Jam tifozi i parë që dua të fitoj ndeshjet, bashkë me tifozët e mi. Nuk do të mungojë vullneti për të mbrojtur këto ngjyra.
Kush vesh fanellën e Tiranës, duhet të japë maksimumin.
Në këto ndeshje, skuadra kërkon ta rikthejë klubin në nivele normale. Kemi mentalitetin e fitores.
Ju keni luajtur futboll dhe i kuptoni vështirësitë, përpiqemi që të izolojmë grupin, nga ambjenti rreth e rotull.
I di gjithë vështirësitë që ka Tirana, si nga ana ekonomike, si me tifozët. Mundohemi që t’i filtrojmë dhe që lojtarët të mendojnë vetëm që të stërviten mirë.
E kemi parë me Bylisin, se si duan ekipet që të na mundin. Ndeshjen e fundit barazuam me Shën Kollin dhe lojtarët bën festë të çmendur në dhomat e zhveshjes. ”