Steaua e Bukureshtit është venë në ndjekje të sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku. Lajmin e bëjnë të ditur mediat rumune, ku emri i Sadikut është në listën e sulmuesve kryesorë që kërkohen nga klubi.
Vlera e tij sipas mediave rumune përllogaritet rreth 750 mijë Euro dhe klubi rumun mund të jetë në gjendje ta paguajë këtë shifër për Sadikun. Por kjo do të jetë një tratativë e vështirë për sa kohë që ekipi i Zyrihut që ka në pronësi kartonin e lojtarit kërkon shumë më tepër për sulmuesin shqiptar.
Madje mediat rumune nuk kanë harruar të përmendin as faktin që Sadiku me golin e tij arriti të eleminonte Rumaninë nga Europiani. Steaua e Bukureshtit është një ekip që luan rregullisht në ligat e Europës.