Superliga ‘mban frymën’, pasi java e 26-të e saj starton me një superndeshje. Newsport.al zbulon se Kridens Meta do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës Skënderbeu-Kukësi që do të luhet sot në orën 18:00 në Korçë.
Arbitri kryesor nga kryeqyteti do të mbajë drejtësi në takimin më të shumëpritur të javës së 26-të të Superligës.
Kridens Meta ka gjykuar gjatë këtij sezoni disa nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit, një ndër to edhe derbi i fundit mes Partizanit dhe Tiranës që përfundoi 2-1 për të kuqtë.