Nëse deri dje të gjithë ishim kuriozë për të mësuar lëvizjet e fundit në merkaton e skuadrave shqiptare, tashmë jo vetëm publiku, por edhe vetëm ekipet janë kuriozë për të mësuar se kush do të jenë gjyqtarë në ndeshjet hapëse të Superiores.
Newsport.al mëson se ndeshja që do të nisë në orën 16:00, ajo mes Korabit dhe Laçit, e cila do të ngrerë siparin e sezonit të ri futbollistik, do të gjykohet nga Kridens Meta. Ndërsa sfida e “Niko Dovanës” në krye do të ketë gjyqtarin e FIFA-s, Lorenc Jeminin.
Një tjetër takim delikat, ai mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të ketë një gjyqtar me stemën e FIFA-s, por që ende nuk është 100% i përcaktuar, bëhet fjalë për Enea Jorgjin, megjithatë flitet se mund të ketë dhe ndryshim me lushnjarin Laver Alla. Por, këta gjyqtarë do të përcaktohen në orët në vijim se ku do të shkojnë, në Shkodër apo në Korçë. Gjithçka mbetet për t’u parë.
Sa i përket sfidës që do të luhet në “Elbasan Arena” mes Luftëtarit debutues dhe Partizanit që dëshiron titullin kampion, do të gjykohet nga durrsaku Andi Koçi.
Kridens Meta – Korabi – Laçi
Andi Koçi – Luftëtari – Partizani
Lorenc Jemini – Teuta – Tirana
Laver Alla (?) – Skënderbeu – Flamurtari
Enea Jorgji (?) – Vllaznia – Kukësi