Sot, është mbyllur java e 24-të e Superiores me ndeshjen Flamurtari – Kukësi që u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhu kalendarin e javës së 25-të ku bien në sy takimet Tirana – Skënderbeu dhe Partizani – Flamurtari. Duke qenë se të dy ekipet e kryeqytetit luajnë në “Selman Stërmasi” është vendosur që bardheblutë të luajnë të premten, ndërsa të kuqtë një ditë më pas. Ja kalendari i javës së 25-të:
E premte, 10 mars
Tirana – Skënderbeu ora 18:00
E shtunë, 11 mars
Kukësi – Korabi ora 15:00
Partizani – Flamurtari ora 17:00
E dielë, 12 mars
Vllaznia – Laçi ora 14:00
Teuta – Luftëtari ora 17:00