Tjetër rinovim te Vllaznia. Pas Arlind Kalajës, i cili firmosi ditën e djeshme kontratën e re me klubin shkodran, sot është radha e Alsid Tafilit për ta bërë një gjë të tillë.
Lajmi konfirmohet nga klubi kuqeblu përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet.
Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë për të qenë pjesë e skuadrës kuqeblu edhe për sezonin 2017-2018.
Ndërkohë që klubi i Vllaznisë njofton se procesi i firmosjes së kontratave të reja do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.