Diskutohej prej disa muajsh që ekipi i Skënderbeu do dënohej nga UEFA për shkak të përfshirjes së tyre në baste në ndeshjet e luajtura në kompeticionet europiane. Vendimi zyrtar ka ardhur para pak minutash dhe ekipi korçar është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kupat e Europës.
Gjithashtu ‘ujqërit’ kanë marrë edhe një gjobë prej 1 milionë eurosh nga UEFA. Një dënim i rëndë ky për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Mësohet se vendimi i qeverisë së futbollit europian është marrë në datën 21 mars ndërsa është zyrtarizuar sot.