Para pak orësh Partizani B vendosi që të mos marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Parë, teksa FSHF duhet që të përzgjedhë skuadrën që do të luajë në këtë sezon që do të nisë nesër. Në njoftimin për shtyp të bërë pak minuta më parë, institucioni më i lartë i futbollit në vend njoftoi se është duke marrë në shqyrtim kërkesën e Mamurrasit për t’u rikthyer në garë. Pritet që vendimi të zbulohet shumë shpejtë.
“Duke marrë shkas nga kërkesa e bërë prej ekipit Partizani B, i cili ka njoftuar zyrtarisht me shkresë në FSHF se është tërhequr nga gara për kampionatin e Kategorisë së Parë, ndeshja e javës së parë Erzeni- Partizani B nuk do të zhvillohet. Komisioni i Apelit për Licencimin e Klubeve do të marrë në shqyrtim kërkesën e KF Adriatik Mamurras në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.