Televizioni Publik Shqiptar pas blofit që pati në Kampionatin Europian, i cili është hedhur tashmë pas krahëve, ka vendosur që të jetë shumë aktive për ndeshjet e tjera të skuadrave shqiptare në Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Ka transmetuar në mënyrë të rregullt ndeshjet e Europa League të Kukësit dhe Partizanit, ndërsa së fundmi ka arritur akordin me Tiranën për ndeshjen miqësore që bardheblutë do të luajnë nesër me Korabin.
Takimi miqësor që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” në orën 17:00 do të transmetohet direkt nga TVSH. Interesi për këtë ndeshje është i madh, sepse Tirana ka bërë një ekip simpatik, por edhe Korabi që do të debutojë në Superiore do të testojë lojtarët dhe stafin në një ndeshje pothuajse zyrtare, pasi do të shihet dhe formacioni që do të përdorë Mërgjyshi në kampionat.