Ndeshja ndërmjet Dinamos dhe Kukësit është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të verilindorëve. Ndërsa takimi ndërmjet Luftëtarit dhe Tiranës ka përfunduar me rezultatin e thellë të miqve 1-4. Në këtë mënyrë të kualifikuarit e këtyre çifteve do të ndeshen me njëri-tjetrin. Në sfidat e kthimit gjasat për përmbysje janë shumë të vogla.
Kështu që turi i tretë i Kupës së Shqipërisë pritet të na rezervojë supersfidën Kukësi-Tirana, të dy skuadra që janë pretendente për titull në këtë sezon futbollistik.