Trajneri i Kombëtares, Giani de Biasi do të largohet nga Shqipëria për disa ditë, për tu nisur në drejtim të Italisë, ku do të ketë mundësinë të takojë disa prej kolegëve të tij. Ai do të jetë mik në shtëpinë e tij në Itali. De Biasi është ftuar nga trajneri i Sampdorias për të parë nga afër praktikën trajnuese atje, pak ditë para zhvillimit të takimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FSHF-së, e cila e ka postuar në faqen e saj zyrtare.
“Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit do të jetë këto dy ditë mik dhe ndjekës i katër seancave stërvitore të skuadrës së serisë A, Sampdorias. Ai është i ftuar i mikut të tij Marco Giampaolo, trajnerit të fundit të Sampdorias, për të parë dhe vëzhguar të gjithë praktikën e tij trajnuese atje dhe çdo detaj tjetër teknik. Ndërkaq, në javët në vijim ai do të zbresë edhe në Palermo, qytetin që Federata Italiane e Futbollit ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen zyrtare Itali-Shqipëri të 24 marsit, e vlefshme për Eleminatoret e Botërorit. Së bashku me një zyrtar të FSHF-së ai do të përcaktojë gjithçka në lidhje me akomodimin atje të skuadrës. Ka qenë një iniciativë e tij për të qenë vetë në Palermo për të parë dhe për të vendosur më pas se ku do të akomodhet skuadra kombëtare fund-marsin e ardhshëm. Ndërkaq, axhenda në vijim e trainerit të Kombëtares do të pasojë me vëzhgimin e lojtarëve aktualë të Kombëtares që luajnë në Europë”.