Sokol Cikalleshi ka shënuar sot një dopietë në Kupën e Turqisë me skuadrën e Basaksehirsporit. Futbollisti kuqezi ka mundur të realizoj nga pika e bardhë në startin e takimit dhe ka shënuar golin e tretë në ndeshjen që skuadra e tij po fiton 4-2.
Takimi ende nuk është mbyllur pasi është luajtur vetëm pjesa e parë. Basaksehirspor po fiton ndaj Goztepes në një ndeshje ku Cikalleshi ka shkëlqyer.
Paraqitja e tij vjen si një kundërpërgjigje për trajnerin që e ka injoruar sistematikisht në ndeshjet e kampionatit ku jo vetëm nuk është aktivizuar por në shumicën e rasteve nuk ka qenë fare i grumbulluar..
http://www.dailymotion.com/video/x55skmz_sokol-cikalleshi-penalty-goal-hd-basaksehir-1-0-goztepe-20-12-2016_sport
http://www.dailymotion.com/video/x55smif_sokol-cikalleshi-second-goal-hd-istanbul-basaksehir-3-0-goztepe-20-12-2016_sport