Tirana ka mundur të mbyllë të gjitha borxhet e të shkuarës duke i dhënë fund një periudhe të vështirë. Një lajm të tilllë e konfirmojnë burime të besueshme për newsport.al pranë bardhebluve. Një pjesë e madhe e borxheve u shlyen sezonin e kaluar ndërkohë që një pjesë tjetër është shlyer gjatë muajve të fundit. Disa nga borxhet e trashëguara janë në proçes likuidimi me këste, pas marrëveshjeve të nënshkruara ndërkohë që kanë mbetur edhe një çështje shqiptare për tu mbyllur në ditët në vazhdim.
Presidenti Halili ka shlyer i vetëm afro 1 milionë euro, pa marrë ndihmën e premtuar nga Bashkia e Tiarnës. Bardheblutë kanë nisur të dalin në sipërfaqe dhe e ardhmja pritet të jetë ndryshe nga dy sezonet e fundit.
Gjyqe të humbura me lojtarë si Pigoni, Kçira, Panathinaikos, Pejiç, Zizoviç apo dhe çështje si shqiptare me lojtarë si Kalari, Ahmataj, Lika apo dhe të tjerë janë tanimë kapituj të mbyllur. Gjyqet e fundit si në rastin e Ervin Bulkut janë në proçes shlyerje pas marrëveshjes së realizuar, nësoj si për rastin e brazilianit Aleks ndërkohë që dosja Muzaka ka përfunduar në CAS.
Tirana në këtë mënyrë nuk rrezikon asgjë për liçensimin në UEFA ndërkohë që presidenti Halili ka mbajtur në këtë mënyrë premtimin e dhënë për të zeruar borxhin e frikshëm të klubit bardheblu.