Sot, Tirana do të luajë kundër Pogradecit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë së Parë. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë pasi 1 pikë siguron matematikisht Superioren.
Sfida do të startojë në orën 14:00, ndërsa tashmë trajneri Ze Maria ka vendosur për titullarët që do të zbresin në fushën e blertë. Bie në sy Albi Doka që në këtë sfidë do ta nisë si titullar. Ja formacioni zyrtar i 24-herë kampionëve të Shqipërisë: