Që prej datës 7 janar, Tirana ka zhvilluar përgatitjet në Antalia.
Bardheblutë kanë kryer seanca stërvitore në kushte optimale dhe gjithashtu dy miqësore në tokën turke.
Ndërkohë që ditën e nesërme, Tirana do të niset drejt Shqipërisë për të vijuar në kryeqytet me përgatitjet para startit të fazës së tretë të kampionatit.
Bardheblutë do të zhvillojnë një seancë të fundit stërvitore ditën e nesërme gjatë paradites dhe në mesditë do të fluturojnë drejt vendit tonë.