Tirana ka kërkuar sot në FSHF ndryshimin e axhendës për mesjavën dhe ka marrë OK-in e insitucionit që drejton futbollin pasi më parë kishte gjetur dhe akordin me klubin e kuq. Partizani e ka bërë zyrtare vetëm pak më parë lajmin për ndryshimin e ditës se ndeshjeve për javën numër 33.
Të kuqtë do të luajnë në “Selman Stermasi”, të enjten, ora 18:30 përballë Laçit, ndërsa Tirana do të luaj një ditë më parë në këtë stadium përballë Korabit. Në faqen zyrtare të klubit në facebook, të kuqtë kanë zyrtarizuar axhendën.