Tirana dhe Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot në orën 15:30 një ndeshje miqësore në stadiumin “Skënder Halili”.
Te skuadra bardheblu do të luajnë futbollistët që nuk u aktivizuan dje në Kupë kundër Sopotit, si Gilman Lika apo edhe Flamur Bajrami.
Me interes pritet debutimi i sulmuesit nga Mali, Moktar Cise.
Ndërkohë që ekipit të Shqipërisë U-21 që drejtohet nga trajneri Redi Jupi do t’i shërbejë ky takim si test para ndeshjes kundër Izraelit që do të zhvillohet më 10 tetor.
Për Shpresat kuqezi luajnë edhe dy lojtarë të Tiranës, Hoxhallari dhe Domgjoni, të cilët sot do të aktivizohen me Shqipërinë U-21 kundër skuadrës së tyre.