Tirana do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Besëlidhjes.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Kukësit, “Zeqir Ymeri”.
Pak çaste më parë, skuadra bardheblu ka mbërritur në stadiumin ku do të luhet kjo përballje.
Futbollistët kanë dalë në fushën e blertë duke bërë xhiron e zakonshme para ndeshjeve për t’u njohur fillimisht në mënyrë sipërfaqësore me terrenin, proces që do të pasohet nga nxemja para sfidës kundër Besëlidhjes.