Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 21-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës, ndaj tifozët shkodranë kërkojnë që të mbështesin ekipin e zemrës.
Megjithatë ata kanë një kërkesë për drejtuesit e klubit për ndeshjen ndaj Flamurtarit. Ata dëshirojnë që në sfidën ndaj vlonjatëve hyrja të jetë falas. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga klubi kuqeblu, pasi duhet pritur “OK” e FSHF-së duke qenë se impianti “Loro Boriçi” është nën administrimin e këtij institucioni.