TVSH ka zbuluar ndeshjen që do të transmetojë ditën e nesërme, e fundit për këtë sezon të Superligës.
Do të jetë sfida Vllaznia-Tirana, të cilën teleshikuesit do të kenë mundësi ta ndjekin përmes valëve të RTSH-së.
Një finale për mbijetesë mes dy skuadrave legjendë të futbollit shqiptar, përballje që do të dhurojë sigurisht emocione pa fund.