Milot Rashica dhe Amir Rrahmani do të jenë në fushë kundër Finlandës.
Sipas lajmit që përcjell gazeta kosovare “Olle”, mesfushori i Viteshes dhe mbrojtësi i Dinamo Zagrebit kanë marrë konfirmimin nga FIFA për të luajtur me Kosovën në sfidën e sotme.
Një lajm shumë pozitiv për trajnerin Bunjaki, i cili tashmë do të ketë në dispozicion dy “yje” të tjerë, ndërsa më parë kishte ardhur konfirmimi për Mehën dhe Ujkanin.