Te Partizani u afrua në limite edhe një sulmues brazilian. Bëhet fjalë pikërisht për Karlaon, i cili nuk është prezantuar nga të kuqtë dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion nga klubi i kuq. Për këtë newsport.al kontaktoi zëdhënësin për shtyp, Olsi Ranxhin, i cili deklaroi që drejtuesit janë në pritje të mbërritjes së dokumentacionit nga Brazili.
“Po presim që të mbërrijë dokumentacioni nga Brazili”, deklaroi Olsi Ranxhi.
I pyetur më pas nëse Karlao do të aktivizohet në këtë fazë të Superiores, Ranxhi theksoi:
“Jemi të varur nga dokumentacioni që do të mbërrijë”, përfundoi zëdhënësi për shtyp i klubi të kuq.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.