Partizani ka zhvilluar sot një ndeshje të veçantë. Trajneri Starova ka vendosur t’i besojë grupit, duke organizuar një miqësore brenda ekipit. Ai ka vendosur të vërë përballë titullarëve rezervat, duke zhvilluar përgatitjet e fundit për sfidën ndaj Luftëtarit.
Ndeshja e sotme është ndjekur nga afëer dhe nga presidenti Gaz Demi, i cili ka vënë nën vëzhgim skuadrën që pas kthimit nga Turqia, duke sudiuar nga afër të gjithë lojtarët e ekipit.
Starova ka vendosur me rezervat Tashin dhe Ekubanin, të cilët janë llogaritur si mungesa për shkak të kartonëve. Ndërkohë që Xhevahir Sukaj nuk ka qenë pjesë e këtij takimi brenda grupit, pasi ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar.
Titullarët: Hoxha, Ibrahimi, G. Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Ramadani, Cetkoviç, Vila, Mazrekaj, Fili
Rezervat: Xhika, Marku, Malota, Hakaj, Fejzullahi, Trashi, Ismailaj, Jaupaj, Bardhi, Boniface, Ekuban.