Rreshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin tonë ditën e djeshme, që parashikohet të zgjasin deri në fillim të javës tjetër, kanë vënë në vështirësi klubet e të gjitha kategorive në vend të cilat kanë qenë në pritje të vendimit të fundit të FSHF-së për axhëndën e fundjavës.
Burime për Newsport.al, bëjnë më dije se kampionati në vend do të shtyhet. Të gjitha takimet e përcaktuara për tu luajtur nesër dhe pasnesër do të shtyhen, pas përcaktuar ende nuk tjetër datë zyrtare se kur do të luhet takimet e Superligës, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.
Pritet që ditën e sotme, FSHF të dalë me një vendim zyrtar për të përcaktuar datën dhe oraret se kur do të luhen ndeshjet që ishin përcaktuar të zhvillloheshin këtë fundjavë. /NEWSPORT.AL/