Nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën 75 persona, u arrit të nxirreshin mes të tjerëve dhe 3 futbollistë të gjallë.
Të mbijetuarit ishin portierët, Xhakson Follman dhe Danilo Padilha, si dhe mbrojtësi Alan Rushel, të cilët morën ndihmën e menjëhershme nga stafi mjekësor, por që kanë pësuar fraktura të rënda.
Pas mbërritjes në spital, ka ndërruar jetë një prej portier137ve, të gjithë të tjerët janë ende duke marrë ndihmën mjekësore.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 76.
Diçka e veçantë ka ndodhur me mbrojtësin e mbijetuar, Alan Rushel, i cili sapo është zgjuar ka kërkuar unazën e tij të martesës, duke prekur të gjithë me këto fjalë të thëna nga ai për të fejuarën e tij.