Donjet Shkodra ishte një ndër lojtarët që shkëlqeu te Flamurtari në këtë sezon në kampin vlonjat, teksa arriti t’i shënonte Skënderbeut dhe Tiranës. Megjithatë fati nuk ishte me kosovarin, i cili pësoi një dëmtim që e la jashtë fushës së blertë për disa kohë. Mungesa e tij në mesfushë ndihet, por megjithatë së shpejti ai bëri me dije që do të kthehet të luajë.
Për newsport.al, Shkodra deklaroi: “Për gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në Belgjikë dhe ende ndodhem këtu. Po kryej një terapi intensive dhe tashmë jam drejt rikuperimit. Në mesin e javës së ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Shpresoj dhe besoj që pas dy javëve do të jem në fushë për të dhënë ndihmën time për ekipin e Flamurtarit”, përfundoi Donjet Shkodra për newsport.al.