U mendua se do luhej sot ndeshja e prapmbetur që u shty javën e kaluar për shkak të rreshjeve të shumta mes Vllaznisë U19 dhe Internacional U19 por nuk ishte e thënë. Sërish “kapriçot” e motit kanë bërë që ndeshja në Shkodër të mos zhvillohet mes ekipeve të kësaj grupmoshe.
Takimi i parashikuar të luhej në orën 12:00 në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër nuk është zhvilluar për shkak të rreshjeve të shumta në qytetin verior. Zyrtarët e garës e kanë parë të pamundur që ndeshja të zhvillohej në ato kushte.