Ka ndryshuar sërish rezultati në Shkodër në ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Flamurtarit. Në minutën e 75-të janë shkodranët ata që barazojnë rezultatin në 1-1nëpërmjet një supergoli të shënuar nga Rubin Hebaj.
Skuadra e drejtuar nga Cungu ka bërë gjithçka mirë, teksa në fund topi shërbehet për mesfushorin që nuk fal duke gjuajtur nga jashtë zone me të majtën e tij. Tashmë ekipi i Vllaznisë ka marrë zemër, ndërkohë që skuadra vlonjate është mbyllur në zonën e saj.